Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari tha se me mocionin disa deputetë po tentojnë të kthejnë monopolin dhe zhvatjen, raporton Ekonomia Online.
Ajo para deputetëve ka folur për gjendjen e ndërmarrjeve publike dhe gjendjen në të cilën e ka gjetur ministrisë që udhëheq.
“Që nga dita e parë kur mora postin kemi bashkuar këto në një ministrit që të kemi një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik për të mirën e Kosovës. Kryeministri Kurti i beson profesionalizmit dhe na dha hapësirë që të punojmë si ministër apolitik”.
“Gjeta së pari në zhvillimin ekonomik 20 ndërmarrje dhe 3 ndërmarrje me hyrje pozitive dhe këto ndërmarrje i kam gjet me mjerim dhe në shumica prej tyre me humbje”.
“Në ndërmarrje kemi gjetur punësime familjar dhe në këto borde janë LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe PDK-ja, dhe ne po punësojmë profesionist kompetente”.
“Sot më vjen keq për punëtorët, qytetarët sepse ata nuk po kërkojnë shumë, por vetëm duan barazi. Sot me mocionin disa deputetët duan ta kthejnë monopolin dhe zhvatjen”.