Ministrja Hajdari për reciprocitetin me Serbinë: Jemi ende duke analizuar

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 17:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë janë duke i analizuar raportet me të gjitha shtetet fqinje, dhe se fillimisht do t’i përdorin mekanizmat e CEFTA-s në këtë drejtim, raporton Ekonomia Online.

Këtë e tha Hajdari në një konferencë për medie së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë ku u vendosë për ndarjet shtesë për kategoritë e ndryshme.

“Jemi në analizën e të gjitha raporteve që kemi me shtetet fqinje të bilancit tregtar. Ne kemi shumë barriera, jo vetëm me Serbinë, por edhe me shtetet tjera fqinje. Ne së pari do t’i përdorim mekanizmat e CEFTA-s. Sot nuk jam këtu për të thënë se do të aplikojmë këtë apo këtë. Jemi për të pasur qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarë”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. Nga ekzekutivi kanë thënë më herët se një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat, sipas tyre, shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Të ngjashme