Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, sot mban konferencë për media rreth shpjegimeve për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga koronavirusi, si dhe për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia.
Konferenca mbahet në orën 11:00 në objektet e ministrisë.
Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka marrë vendim që nga sot të hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Po ashtu, sipas këtij vendimi, detyrohen Ministria e Financave dhe Transfereve, Dogana e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante të zbatojnë këtë vendim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Deri më 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet nr. 01/76 të 21 nëntorit 2018 dhe 06/82 të 28 dhjetorit dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.