Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e
Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të hënën zhvilloi një
bisedë telefonike produktive me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë,znj.
Ine Eriksen Søreide.
Ministrja Haradinaj Stublla tha se Kosova është falenderuese ndaj Norvegjisë
për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm.
“Në thirrjen e sotme telefonike me Ministren e Jashtme të Mbretërisë së
Norvegjisë Znj. Ine Eriksen Søreide kërkova përkrahjen për finalizimin e
procesit të Liberalizimit të Vizave me zonën Schengen ku Norvegjia bën pjesë,
dhe gjeta mbështetjen e plotë për këtë proces”, tha shefja e diplomacisë së
Kosovës.
Gjatë bisedës, homologet shkëmbyenpikëpamje edhe rreth dialogut për njohje
reciproke në kufijtë ekzistues me Serbinë dhe u dakorduan që aspirata evropiane
do të duhej të jetë katalizator për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes Kosovës
dhe Serbisë.