Ministrja Haradinaj-Stublla takon Ambasadoren e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shalën

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të jashtëm dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla takoi ditën e djeshme znj. Elvana Shala, titullin Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC.

Ministrja Haradinaj-Stublla e cilësoi znj. Shala si një promotore të pashoqe të të drejtave të njeriut në Kosovë, e cila angazhohet pa ndalim për të gjitha kategoritë e margjinalizuara të shoqërisë në Kosovë.

“Duke qenë zëri i tyre, e duke mbajtë me nder e krenari edhe titullin Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, duke qenë kështu përfaqësuese e diplomacisë publike të Kosovës kudo në botë znj. Shala më mahniti me aftësitë e saja diplomatike dhe zotërimin e gjuhëve të huaja, dhe pa asnjë dilemë nesër do të mund të jetë edhe diplomate e shtetit tonë të ri.” u shpreh ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme