Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,
znj.Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit
të saj, të premten uroi Republikën e Guinesë me rastin e Ditës Kombëtare.
Kryediplomatja Haradinaj Stublla,shprehu urime të përzemërta për popullin dhe
institucionet e këtij shteti afrikan, me rastin e 62 vjetorit të pavarësisë.
Shefja e diplomacisë tha se do të angazhohet për krijimin e marrëdhënieve
bashkëpunuese me Republikën e Guinesë, e cila më 12 gusht 2011 njohu pavarësinë
e Republikës së Kosovës.