Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Adriana Hoxhiq, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes, raporton Ekonomia Online.
Ajo në urimin e saj tha se respekti, mirëkuptimi dhe vlerësimi i ndërsjellë, do të na ndihmojnë të zhvillohemi si një shoqëri e shëndetshme dhe e pasur.
Urimi i plotë:
Për të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian, në emër të ministrisë dhe në emrin tim personal ju uroj festën.
“Sinqerisht të gjithëve ju urojë paqe, lumturi dhe mirëqenie. Kjo festë e madhe e krishterë është një mundësi të kujtojmë së bashku se jemi një shoqëri që ushqen diversitetin në komb, fe dhe kulturë se ajo mundet dhe duhet të jetë prioriteti ynë. Respekti, mirëkuptimi dhe vlerësimi i ndërsjellë, do të na ndihmojnë të zhvillohemi si një shoqëri e shëndetshme dhe e pasur ”.