Ministrja për Gratë e Çadit vjen në Kosovë, do të marrë pjesë në Forumin e udhëhequr nga presidentja Osmani

Prishtinë | 01 Qer 2025 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja për Gratë dhe Fëmijërinë e Hershme e Çadit, Amina Priscille Longoh ka ardhur gjithashtu në Kosovë, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës njoftoi për mbërritjen e saj.

“Ministrja Longoh do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, u tha në njoftim.

Të ngjashme