Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është e papërgatitur, pasi nuk iu përgjigj në disa pyetje rreth gjendjes në Ndërmarrjen Metalurgjike “Trepça”, raporton Ekonomia Online.
Shala shtroi disa pyetje sa i përket Trepçës, megjithatë, ministrja disa herë tha se nuk i ka të dhënat aktualisht.
“Me thënë të drejtën, unë nuk e di çka e pyes, paska ardhë e papërgatitur, pyetjet janë të skaduara në kohë, por parimisht ministrja në asnjë raport të saj nuk e ka pasqyruar çështjen e ndërmarrjes Trepça veri…”, ka thënë Shala.