Ministrja Rizvanolli tregon sa veta aplikuan brenda një jave për subvencionim të pajisjeve

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë bërë 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve.

“1 javë dhe 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve”, ka shkruar ajo derisa ka njoftuar se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura.

Para disa ditësh, Ministria e Ekonomisë ka shpallë thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Postimi i plotë:

1 javë dhe 724 aplikime që nga hapja e thirrjeve për subvencionim të pajisjeve.

Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura. Për t’u informuar më shumë rreth subvecnionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9

Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake:https://ekosova.rks-gov.net/467

Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468

Të ngjashme