Stafin e Agjencisë Pyjore të Kosovës sot e vizitoi ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zivic.
Zivic me stafin e saj u pritën nga kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, i cili e prezantoi ministren me stafin e kësaj agjencie, e cili funksionon në kuadër të MBPZHR-së.
Gjatë kësaj vizite, ministrja është njohur për së afërmi me detyrat dhe punën e Agjencisë, si dhe ka biseduar me stafin e saj, të cilët u shprehën entuziast me vizitën e ministres.
Nga ana e saj, ministrja Zivic ka vlerësuar lartë punën e kësaj Agjencie dhe potencoi se do të japë mbështetjen e saj dhe të stafit të saj për të realizuar qëllimet e tyre, si dhe u premtoi se gjatë mandatit të saj do të ofrojë mbështetjen e saj të pakusht për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni.
Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, falënderoi ministren për vizitën dhe përkrahjen. Ai u shpreh i bindur se përmes angazhimit të ministres dhe të bashkëpunëtorëve, do të japin një impuls të ri në zhvillimin e sektorit të pylltarisë, duke ndikuar kështu në arritjen e rezultateve më të mira për këtë sektor, si një nga më të rëndësishmit për zhvillimin ekonomik të vendit./