Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka pritur në një takim zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jan Akselom Vosom, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.
Gjatë këtij takimi, Ministrja Zivic ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për këtë vit, duke shtuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisin nga viti në vit.
Ministrja Zivic e falënderoi zëvendësambasadorin gjerman për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, që sipas ministres kjo ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e mëtejmë të sektorëve të ndryshëm në vend.
Me këtë rast, në takim është diskutuar edhe për ndërtimin e një parku me pajisje të energjisë së ripërtëritshme nga era në Mitrovicë.