Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, së bashku me homologen e tij nga Shqipëria, Anila Denaj, kanë vizituar vreshtat e rrushit në Rahovec.
“Anilës i tregova vendin tim të preferuar në Rahovec, shtegun e vreshtave. Aty ku syri, mendja, zemra dhe begatia, janë në sinkron”, ka shkruar ministri Peci, në Facebook.
Më herët ata kanë vizituar verarinë “Bodrumi i Vjetër”, si dhe bashkëbiseduan me prodhues të verës nga Kosova dhe Shqipëria.
Peci e Denaj kanë zhvilluar sot një takim bilateral në Prishtinë, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, duke theksuar se nuk mungon koordinimi dhe bashkërendimi i politikave zhvillimore bujqësore në mes të dyja shteteve.