MINT-i pjesë e Programit të BE-së për përmirësimin e mjedisit të bizneseve

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 10:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj tha se marrëveshja ka ppë qëllim përmirësimin e mjedisit të bizneseve dhe zhvillimi i konkurrueshmërisë.

“Ministria e Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë është bartëse dhe hartuese e këtij Projektligji dhe fokusi i Ministrisë është përmirësimi i mjedisit të bizneseve dhe zhvillimi i konkurrueshmërisë duke zhvilluar ndërmarrësi dhe tregti. Këtë program e konsiderojmë si një mekanizëm i rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi”.

Të ngjashme