Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, në një konferencë për medie ka njoftuar për lansimin e tri skemave të granteve për përkrahje të ndërmarrjeve, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ajo tha se qëllim kryesor kanë që përmes këtyre granteve të mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizuar sektorin privat.
Veç këtë vit tha se janë ndarë 3 milionë euro ku do të përfitojnë prodhuesit, bizneset e reja, do të nxiten investimet etj.
“Jam këtu bashkë më kolegët e mi për të njoftuar të gjithë për aktivitetet e fundit të kësaj ministrie respektivisht për ndarjen e tri grand skemave për përkrahje të NMVM-ve”.
“E gjithë kjo ndihmë është për krijimin e vendeve të punës dhe më gjerë. Bazuar në objektivat strategjike të programit qeveritar japim këtë përkrahje përmes kësaj ministrie që të fuqizojmë sektorin privat”.
“Sa i përket grandeve këtë vit kemi ndarë nga buxheti mjete prej 3 milionë eurove. Kemi qëllim për përkrahjen e të gjithë sektorëve dhe të zvogëlojmë deficitin tregtar, të rrisim investimet dhe eksportin”.
“Fushëveprimtarit që do të përkrahin janë prodhuesit. Do të përkrahim bizneset fillestare apo start-up dhe ndërmarrësit e rijnë”.
Ajo poashtu duke i inkurajuar të gjithë që të aplikojnë për grande, ka njoftuar se për aplikim duhet të kyçen në platformën E-Kosova nga 26 gusht deri më 15 shtator.
Sipas Hajdarit kjo është bërë në mënyrë elektronike në mënyrë që tu iket manipulimeve dhe të ketë transparencë më të madhe.