Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, vazhdon të insistoj se ka të drejtë në pezullimin e licencës së “Klan Kosovës”.
Përmes një reagimi kjo Ministri thotë se “Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë”.
Sipas tyre kjo vërteton se kanë të drejtë në pezullim të licencës.