Mundemi me bankrotu si shtet totalisht, është temë serioze. Më së thjeshti me shpjegu, ma shumë miliarda humbim jashtë sesa i gjithë Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Nëse i kemi rreth -5miliardë euro deficit, e buxhetin publik rreth 3.2 miliardë, i bjen që gati €2 miliardë është ma e madhe humbja totale sesa i gjithë shpenzimet e buxheti publik.
Kjo i bjen gjithashtu në anën tjetër si një shtëpi që i harxhon €100, e i ka vetëm €50. Qato 50 euro që po mundojnë, nuk i fiton ekonomia e shtëpia. Ato vijnë nga jashtë (diaspora) dhe informaliteti. Mënyra tjertër me shpjegu është që shtëpia i fiton €100 por 50 euro ja marrin tjerët, dhe nuk i gëzon qato €50 me u ba ma e mirë, me investu ne arsim, shëndetësi dhe biznes. Është çështja më e ndijshme negative strukturore ekonomike në Kosovë. Cili është plani i qeverisë?
Nuk ka plan fare. Kur e keni dëgjuar një qeveritar duke folur për zëvendësimin e importeve me produkte vendore? Apo shikoni më së miri sa % e buxhetit publik apo GDPsë investohet me rregullu strukturën kronike negative tregtare. Asnjë cent thujase. Askush nuk merre me këtë çështje, fatkeqësisht.
I kemi disa biznese që vitet e fundit kanë filluar me rritë sadopak eksportin. Qeveria, në vend se me i përkrahë, po i sulmon disa prej tyre dhe po i kërcënon me i mbyllë. Kjo është kundër interesit shtetëror dhe ekonomik të vendit. Frikësimi i bizneseve dhe largimi i investitorëve potencial rrezikon seriozisht qēndrueshmërinë e shtetit dhe ardhmërisë së Kosovës.
E kemi një situatë absurde ku jo vetëm që qeveria nuk iu ndihmon bizneseve me eksportu dhe zëvendësu importin me produkte vendore… ajo rrjedhimisht i kërcënon dhe tenton me i mbyllë bizneset. Kjo asesi nuk do të kalojë dhe qëndrojë se do të bankrotojë shteti. Mos të kishte qenë diaspora me ndihmu, Kosova kishte bankrotuar moti. Por nëse tash ne i shkatërrojmë bizneset që eksportojnë apo që rrisin eksporton, diaspora nuk ka kapacitet me pagu edhe më shumë. Rrjedhimisht, vendimet, qasja dhe politikat e tilla qeveritare munden me bankrotu Kosovën.