Projektet mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe më së shumti mes Shkodrës me Gjakovën, janë prioritet mes dy qeverive përkatëse për periudhën në vazhdim.
Ndër të tjera, linja hekurudhore që pritet të lidhë Shkodrën me Gjakovën dhe më pas edhe Prishtinën, është një ndër projektet më ambiciozë që ka dhënë një impakt mjaft pozitiv mes komuniteteve përkatëse.
Optimist për realizimin e këtij projekti është edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhoxi, i cili nga Prishtina foli ekskluzivisht për RTSH Shkodra.
Një tjetër ëndërr e kahershme mes dy vendeve, dhe sidomos Shkodrës dhe Gjakovës, është edhe rruga automobilistike, Shkodër-Gjakovë, projekt i cili është në studim e sipër për tu realizuar gjatë periudhës në vazhdim.