Ambasada e Francës në Kosovë, ka hapur Librin e Zisë, në nderim të jetës dhe veprës së ish-presidentit Jacques Chirac, i cili vdiq ditë më parë, raporton EkonomiaOnline.
Aty përveç kryeministrit Ramush Haradinaj, u nënshkrua edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Ai tha se Chirac ishte një njeri i madh.
“Është një ditë zie jo vetëm për Francën, por për mbarë botën progresive për një personalitet shumë të madh siç ka qenë Jacques Chirac, një njeri i madh që shkroi një histori të madhe është një ndjenjë që të krijon respekt të jashtëzakonshëm për këtë personalitet mbarë botëror”, tha Minxhozi.
Gjatë ditës, pritet që në Librin e Zisë të nënshkruhen edhe personalitete të tjera politike vendës dhe ndërkombëtarë.