Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, vlerësoi se viti që po lëmë pas ishte vit i marrëdhënieve të frytshme ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Minxhozit krahasuar me vitet e tjera, shuma e mallrave të shkëmbyera mes dyja vendeve kap shifrën e 270 milion eurove, shkruan sot gazeta Zëri.
Ndonëse viti 2019 shënoi një ngritje të frytshme të shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës, të dyja vendet në të ardhmen duhet të fokusohen më shumë në eliminimin e barrierave për njëra tjetrën si dhe t’i bashkëdyzojnë forcat me qëllim që të thellohet edhe më tej bashkëpunimi në gjitha fushat.
Kështu deklaroi ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi i cili bëri të ditur se deri në fund të vitit 2019, shuma e mallrave të shkëmbyera mes dyja vendeve pritet të kap shifrën prej 270 milion euro.