Kantautori më i dashur për publikun, Flori Mumajesi, ka marrë urime të shumta në ditën e tij të lindjes.
Ndër të parët që e uruan ishin miqtë e tij më të ngushtë, Getoar Selimi e Klajdi Haruni. Ishin dy nga emrat të cilët në këtë ditë zgjodhën të shkruajnë për mirënjohjen që kanë për të.
“Të gjithë e dinë kush je dhe çfarë muzike bën, por unë e di që e gjitha kjo buron nga zemra dhe shpirti që ke. Rrofsh aq sa do rrojnë veprat e tua. Gëzuar ditëlindjen vëlla”, shkruan Getoar Selimi.
Ndërsa bashkëpunëtori i tij Klajdi Haruni zgjodhi këto fjalë: “E kë thënë vetë, rrugën e kemi të gjatë bashkë. Edhe 100 vjeç vëllai im. Të dua shumë”.