“Miqtë e Amerikës” ndezin një qiri në shoqatë në nderim për viktimave të 11 shtatorit

Prishtinë | 11 Sht 2025 | 11:23 | Nga Gzim Mujaj

Shoqata “Miqtë e Amerikës” mbajti një aktivitet, ku është ndezur një qiri në zyrën e kësaj shoqate, në shenjë nderimi për viktimat e sulmit të 11 shtatorit në SHBA, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi, tha se aktivitetet e shoqatës tashmë janë bërë tradicionale, ndërsa e veçanta e këtij viti janë maskotat me mesazhe dhe informacione, të cilat do të shpërndahen për të treguar se Kosova është solidarizuar me popullin amerikan.

“Ky aktivitet ka rëndësi njerëzore dhe me këtë veprim Kosova dërgon mesazhe nderimi e solidariteti me popullin mik amerikan. Ajo ngjarje ka prekur shumë njerëz dhe forma jonë është bërë tashmë tradicionale. Këtë vit kemi zgjeruar veprimet tona.E veçanta e këtij viti janë maskota (pllaka) me mesazhe e informacione, për të treguar se Kosova është solidarizuar dhe nuk do të harrojë veprimet e Amerikës atëherë kur kombi ynë ishte në rrezik”, tha ai.

Të ngjashme