Miranda Kerr ka sjellë në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin e saj Evan Spiegel. Supermodelja ka mirëpritur në jetë djalin, e pagëzuar me emrin Hart, të martën.
Ky është fëmijë ai dytë i 35-vjeçares. Ajo gjithashtu ka një djalë 7-vjeçar, Flynn me ish-bashkëshortin Orlando Bloom, me të cilin u martua në vitin 2010 dhe u nda në vitin 2013.
Kerr dhe shefi ekzekutiv i Snapchat, Spiegel filluan të dilnin së bashku në qershor 2015 dhe u fejuan në korrik 2016. Ata u martuan në maj 2017 në një ceremoni sekrete në oborrin e shtëpisë së tyre në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit.
Në nëntor Kerr njoftoi se do të bënte baba për herë të parë 27-vjeçarin.