Pasi Lëvizja Vetëvendosje ka miratuar në Kuvend ligjin për KPM-në pa marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve, ka reaguar edhe shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës humbi sot një mundësi për të pasur dy ligje të mira në vend, duke dështuar të përfshirë rekomandimet e BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.
“Kuvendi i Kosovës sot humbi mundësinë për të pasur dy ligje të mira, Ligjin e ndryshuar për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, duke dështuar në inkorporimin e plotë të rekomandimeve të BE-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
The #Kosovo Assembly missed an opportunity today to have two good laws in place, the amended Law on Kosovo Prosecutorial Council and the Law on Independent Media Commission, failing to fully incorporate the recommendations of the EU and other international organizations.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 11, 2024