Miratohen rekomandimet për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në Gjykata Themelore

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 10:57 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike u shqyrtuan rekomandimet nga raportet e auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në Gjykatat Themelore dhe efektivitetin e Sistemit Informativ të Tatimit në Pronë.

Driton Selmanaj, nga LDK-ja lexoi rekomandimet e dërguara nga deputeti Avdullah Hoti, i cili është edhe përfaqësues i grupit punues. Këto rekomandime u miratuan, raporton Ekonomia Online.

“Janë 3 rekomandime që i ka dërguar Avdullah Hoti si përfaqësues në grup punues: KGjK të përgatitë një plan veprimi; Planin e veprimit t’ia dërgojë komisionit për mbikëqyrje të financave publike; Komisioni pas pranimit të planit të shqyrtojë  dhe të përcjellë në seancë për informim”.

Rekomandimet e shqyrtuara nga raporti i auditimit Efektiviteti i Sistemit Informativ të Tatimit në Pronë:

  1. Ministria e Financave të hartojë planin e veprimit për të gjeturat e auditorit;
  2. Ministria e Financave të hartojë strategji dhe plane për përfshirjen e 4 komunave të Kosovës.

Deputetët kërkuan që te rekomandimi i dytë të jenë specifike ato 4 komuna. Rekomandimi i dytë u hoq, për t’u modifikuar këto 4 komuna se cilat janë.

Në pjesën e mbledhjes për pika të ndryshme, Driton Selmanaj tha se në komision ka arritur raporti vjetor i punës së zyrës kombëtare të auditorit të cilën e ka përgatitur vetë kjo zyrë, por që në fund të majit pritet të dalë raporti i kompanisë së përzgjedhur nga Kuvendi për auditimin e punës së Zyrës së Auditorit, raporton EO.

“Na ka ardhë raporti vjetori i performancës i zyrës kombëtare të auditorit, Kuvendi veç e ka përzgjedhë një kompani që e bën përgatitjen e raportit për zyrën kombëtare të auditorit. Na e kemi raportin që e ka bë zyra për veti, por nuk po e trajtojmë derisa në fund të majit të vjen raporti i kompanisë të përzgjedhur”, ka thënë Selmanaj.

Të ngjashme