Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se sot është miratuar vendimi për shtesa mujore për personelin shëndetësor për muajt korrik dhe gusht.
Shtesat në paga për këta dy muaj bëhen për shkak të angazhimit shtesë të personelit shëndetësor dhe ekspozimit të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut në punë gjatë përballjes me koronavirus.
“Sot miratuam vendimin për shtesa mujore për personelin shëndetësor, për muajt korrik dhe gusht, për angazhim e tyre shtesë dhe ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj rrezikut në punë, gjatë përballjes me #COVID19 Shtesat do të paguhen me pagat e muajit gusht” ka shkruar Bajrami në Facebook.