Qeveria e Kosovës ka miratuar Draft-Koncept Dokumentin për Trashëgiminë Kulturore. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, tha se me miratimin e këtij koncept dokumenti përmbushet një kriter për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ai shtoi se ruajta dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore mbetet prioritet i MKRS-së, raporton Ekonomia Online.
“Ruajta dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore mbetet prioritet i MKRS-së. Mbrojta dhe ruajta e pronave të trashëgimisë kulturore, është përcaktuar edhe në strategjinë kombëtare për trashëgiminë kulturore. Kërkoj që të miratohet për të përmbushur edhe një kriter për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”.
Në këtë mbledhje është miratuar gjithashtu edhe Draft-Koncept Dokumenti për Ndërmjetësimin e Kontesteve në Fushën e të Drejtës së Autorit.
Ministri Kujtim Gashi deklaroi se miratimin e këtij koncept dokumenti fillohet me harmonizimin e rregullores në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta, raporton EO.
“MKRS ka hartuar koncept dokumentin për Ndërmjetësimin e Kontesteve në Fushën e të Drejtës së Autorit. Kërkoj që të miratohet koncept dokumenti në mënyrë që të fillohet me harmonizimin e rregullores në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta”.