Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar koncept dokumentin për trajtimin dhe kategorizimin e personave me aftësi të kufizuar, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Financave, Bedri Hamza i ka rekomanduar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, që gjatë finalizimit të ketë kategorizim në bazë të buxhetit.
“Ne rekomandojmë MMPS-në gjatë finalizimit duhet me u përshtat në dokumentet në fuqi dhe me i nda në bazë të buxhetit”, tha ministri i financave, Bedri Hamza.