Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që është duke u mbajtur është miratuar licencimi i profesionistëve të huaj shëndetësor për qëllime humanitare.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ishte ai që e parashtroi këtë kërkesë e që gjeti mbështetje nga ministrat e kabineti qeveritar, njofton Klankosova.tv.
Latifi e konsideroj si të rëndësishëm këtë licencim.
“Ne kemi nevojë për licencimin e profesionistëve të huaj për qëllime humanitare në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës sic janë planifikuar intervenimet, trajtimet kardio-kirurgjike për fëmijë nga ana e tyre profesionale nga datat 7 deri 14 maj të vitit 2022”.
“Konsiderojmë që është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë”, tha Latifi.
Tutje, Latifi tha se me këtë licencim u bëhet më i lehtë pranimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës.