Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Kanada, mund të përfitojnë pension.
70 mijë shqiptarë do të përfitojnë pas votimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kanadasë.
Sipas ministres së Financave, Anila Denaj pensioni që do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë.
“Shtetasit shqiptare do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri duke mos humbur asnjë të drejtë. Marrëveshja krijon hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë përveçse me Kanadanë, edhe me vendet e tjera me të cilat dy vendet kanë marrëveshje dypalëshe”, -u shpreh Denaj.
Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.
Siç shkruan Top Channel, llogariten përfitimet që kanë të bëjnë me sëmundjet, shtatzënitë, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore.