Miratohet në Qeveri Projektligji për Siguri Kibernetike, themelohet Agjenci e veçantë

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës me vota unanime të kabinetit qeveritar ka miratuar Projektligjin për Siguri Kibernetike, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke folur për sulmet kibernetike të ditëve të fundit ndaj shërbimeve të internetit në institucionet e Kosovës tha se projektligji për Siguri Kibernetike synon të krijojë kushte që të ketë siguri kibernetike në Republikën e Kosovës.

“Në kuadër të Projektligjeve të MPB-së, për vitin 2022 është edhe Projektligji për Sigurinë Kibernetike”.

“Siç e dimë kohëve të fundit jemi përballur me sulme kibernetike që kanë cenuar funksionalitetin e shërbimeve”.

“Përmes këtij ligji synohet të krijohen kushtet që të ketë siguri kibernetike në Republikën e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme