Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë Veriore për transport rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave, raporton Ekonomia Online.
“Në emër të MIT, propozoj që Qeveria të merr vendim për shqyrtimin e kësaj nisme. Bazuar në planin vjetor të punës së Qeverisë, kjo marrëveshje rregullon transportin rrugor ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe ka për qëllim avancimin e tregtisë”, tha Rexhep Kadriu.
Kabineti qeveritar ka miratuar propozim-vendimin për lirimin nga tarifat e aeroportit, raporton Ekonomia Online.
“Ky propozim-vendim ka të bëjë me avionët në rrezik dhe kërkoj nga ana e juaj që aprovohet nga Qeveria ky vendim”, tha Rexhep Kadriu.