Qeveria e Kosovës ka miratuar platformën vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për vitin 2023, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pas miratimit nga Qeveria, platforma do ti dërgohet komisionit parlamentar dhe AKI-së për veprim.
“Pas miratimit në Qeveri platforma vjetore e Inteligjencës dhe Sigurisë i dorëzohet organit mbikëqyrës parlamentar për informim dhe drejtorit të AKI-së për veprim”, tha Kurti.