Miratohet Programi Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar shqyrtimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028. Pro këtij shqyrtimi ishin 59 deputetë, asnjë kundër ndërsa dy të tjerë abstenuan.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se ky program përbëhet nga kriteret politike, ekonomike dhe përafrimi i legjislacionit.

Tutje, ai shtoi se programi ka 306 masa, prej të cilave 105 janë masa legjislative kurse 201 janë masa zbatuese.

“Programi ka 306 masa, prej të cilave 105 janë masa legjislative kurse 201 janë masa zbatuese. Nga 105 masa legjislative 38 prej tyre projektligje, tri janë marrëveshje ndërkombëtare kurse pjesa tjetër janë akte nënligjore. Buxheti për zbatimin e këtij programi në përgjithësi është vlerësuar të jetë 56 milionë e 43 mijë e 856 euro, nga të cilat 22,6 milionë euro janë nga buxheti publik. 33 milionë e 434 mijë e 966 vijnë nga partnerët zhvillimor dhe donatorët.”, deklaroi Bislimi.

Deputetët e opozitës nuk morën pjesë fare në këtë votim, teksa në foltoren e kuvendit shprehen pakënaqësitë e tyre.

Të ngjashme