Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për hartimin e Programit për Reforma Ekonomike 2018-2020, si pjesë e dialogut ndërmjet BE-së dhe Republikës së Kosovës në kuadër të qeverisjes ekonomike.
Programi për reforma ekonomike mbulon periudhën afatmesme trevjeçare 2018-2020 dhe bazohet në kornizën makrofiskale, prioritetet e strukturuara dhe masat tjera të programit të Qeverisë 2015-2018 dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik.
Duke u bazuar edhe në udhëzimet e Komisionit Evropian përmes programit për reforma ekonomike janë raportuar edhe rekomandimet dhe konkluzionet tjera të përbashkëta nga dialogu ekonomik dhe financiar mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë përfshirë po ashtu në këtë program.
Koordinatori nacional për reformën ekonomike që do të jetë Ministria e Financave, do të përfshijë edhe Zyrën për Planifikim Strategjik të Zyrës së Kryeministrit, Departamentin për Politika Ekonomike dhe Publike në bashkëpunim financiar me Ministrinë e Financave dhe ministritë tjera të linjës sipas nevojave që kanë për përfshirje në program për reforma ekonomike.
Në veçanti në këtë program do të përfshihet menaxhimi i financave publike, tregu i energjisë, transporti dhe telekomunikacioni, zhvillimet sektoriale, mjedisi, zvogëlimi i ekonomisë informale dhe çështje të tjera që lidhen me këtë reformë.