Projektligji për banimin social dhe të përballueshëm ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, pas miratimit nga 62 deputetë, raporton Ekonomia Online.
Ky projektligj synon të përmirësojë kushtet e banimit për ata që kanë nevojë dhe t’u ofrojë mundësi më të mira për ata që nuk mund të përballojnë çmimet e larta të tregut të pasurive të paluajtshme.