Është miratuar në Kuvend Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike.
63 deputetë votuan pro. S’pati asnjë abstenim e asnjë votë kundër.
Me këtë ligj, sipas shoqërisë civile, adresohen shqetësimet për mungesën e transparencës financiare të partive.
Ky ligj është paraparë edhe si progres për zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).
Deputetët kanë miratuar në parim edhe projektligjin për ndryshimin e ligjit për akcizën në produktet e duhanit.