Qeveria ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ky projektligj është obligim ndaj agjendës së reformës evropiane.
“Projektligji ka për qëllim ngritjen e efikasitetit në shkallë më të lartë të sistemit prokurorial. Me këtë projektligj do të shqyrtohen dhe kriteret për emërimin e prokurorëve në Prokurorinë Speciale. Unë besoj se me këtë projektligj sistemi jonë juridik do të arrij qëllimet e shumta si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Tahiri.
Qeveria gjithashtu ka marr vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e koncept dokumentit për programin e zvogëlimit të Barrës Administrative.
Sipas ministrit kjo gjë parandalon mundësinë e të akuzuarve në ndërhyrje të provave.
Qeveria jep 159 mijë euro për qiratë dhe ngrohjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë
Qeveria ka ndarë 159 mijë euro për nevojat e Këshillit Prokurorial të Kosovës për pagesën e qirasë si dhe materialit për ngrohje të objektit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Ministri i Financave (MF) Bedri Hamza, tha se për qira janë 144 mijë euro ndërsa për mjetet për ngrohje 15 mijë euro.