Miratohet projektligji për traktatin mbi ndihmën juridike Kosovë-Zvicër

| 21 Kor 2022 | 11:18 | Nga

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite janë edhe Votimi i Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.

Gjithashtu ne lexim të dytë u miratua Projektligji për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë. Vetëm një nga 19 amendamentet e këtij projektligji nuk kaloi.

Të ngjashme