Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 14:36 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka miratuar raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i këtij komisioni, Hajdar Beqa ka thënë se këto votime janë vetëm formale.

“Sa i përket tekstit është një raport i komisionit u pajtuam apo nuk u pajtuam është një gjendje e veprimit të bërë. Mendoj që është votim formal”, ka thënë Beqa.

Në këtë komision janë miratuar raporti i  punës së komisionit për sesionin pranveror 2024, raporti të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit nr. 05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 08/-L-034.

Gjithashtu i miratuar raporti i mbikëqyrjes së zbatimit të Kodit nr.06/L-006 i Drejtësisë për të Mitur.

Ndërsa pika 6 dhe 7 janë hequr nga rendi i ditës të cilat janë raporti me amendamente për Projektligjin nr. 08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, dhe amendamente për Projektligjin nr.08/L-283 për harmonizimin e Ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L- 087 për kundërvajtje.

Të ngjashme