Anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan në Bruksel një rezolutë në të cilën vlerësohet se Serbia ka bërë përparim në reformat ekonomike.
PE ka miratuar gjithashtu gjashtë nga tetë ndryshimet e propozuara në dokumentin e përpiluar nga Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David MacAlister.
Rezoluta e miratuar “mirëpret angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Rezoluta vlerëson raportin e këtij viti të Komisionit Evropian për progresin e Serbisë dhe përshëndet përpjekjet e bëra për të normalizuar marrëdhëniet me Prishtinën, me qëndrimin se “çdo marrëveshje për këtë mund të jetë e pranueshme vetëm nëse ajo bëhet me dakordimin e të dyja palëve.
Ky dokument “nënvizon rëndësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe” në Kosovë dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, duke përfshirë marrëveshjen energjetike.