Miratohet rezoluta që bën thirrje për armëpushim teksa lufta në Ukrainë hyn në vitin e katërt

Prishtinë | 25 Shk 2026 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara-AP-OKB ka miratuar një projekt-rezolutë që bën thirrje për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, ndërsa Rusia votoi kundër dhe SHBA-ja abstenoi.

Masa u miratua me 107 vota pro, 12 kundër dhe 51 abstenime. Rusia votoi kundër, ndërsa SHBA abstenoi.

Dokumenti riafirmon përkushtimin e fortë të asamblesë ndaj sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë ujërat territoriale.

Të ngjashme