Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Miratimi i kësaj Rregulloreje paraqet një hapë të rëndësishëm në procesin e reformimi të administratës publikë në Kosovë, në rastin konkret të administratës së MMPH-së.
Ministri Ferat Shala, në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë theksoi se qëllimi i Rregullores është unifikimi i organizimit të brendshëm të MMPH-së. Gjithashtu Rregullorja ngërthen në vete të gjitha njësitë organizative të cilat funksionojnë brenda MMPH-së. E veçanta e kësaj Rregullore është themelimi i Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore, e cila është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.
Organizimi i MMPH sipas Rregullores është përcaktuara në atë mënyrë që të mundësojë parandalimin e burokracisë në punën e administratës dhe ta bëjë atë sa më transparente dhe funksionale duke i shërbyer kështu sa më shumë interesave të qytetareve të Kosovës.
Problemet e mjedisit janë shumë të ndjeshme në Kosovës, përballja me to është detyrimi themelore i MMPH-së, kjo rregullore do të bëjë punën më të lehtë si dhe ministrinë më funksionale dhe llogaridhënëse në trajtimin e çështjeve mjedisore për një zhvillim më të qëndrueshëm mjedisor.