Miratohet rregullorja për shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi Komunal i Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot ka mirtuar rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë.

“Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi sot rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë, duke hapur rrugë për vazhdimin e fazave të tjera të implementimit të këtij projekti të rëndësishëm për Kryeqytetin.

Organizimi i mirëfilltë i parkingjeve është ndihmesë në lëvizshmërinë e të gjithë pjesëtarëve të komunikacionit”, thuhet në njoftim

Të ngjashme