Fatih Terim ditë më parë ka pohuar se është shkarkuar prej drejtimit të kombëtares turke në mënyrë të njëanshme prej krerëve të Federatës së futbollit të Turqisë (TFF).
Por, pozitën e lënë bosh prej Terimit e ka mbushur trajneri rumun Mircea Lucescu.
Kështu njofton TFF duke konfirmuar lajmin e arritjes së marrëveshjes dyvjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit.
“Bordi i TFF-së ka sjell në pozicionin e trajnerit Mircea Lucescu. Marrëveshje vlen për dy vjet me mundësi të zgjatjes edhe për një të tillë. Prezantimi i trajnerit do të bëhet të premten në ora 14:30”, shkruan në njoftimin e FFT-së.
Trajneri 72-vjeçar në të kaluarën është shpall kampion në Turqi me Besiktasin dhe Galatasarayn ndërsa ka udhëhequr edhe klubin italian Interin.