Mirë se erdhët në rendin e klasës së pushtetarëve të Albin Kurtit!

Prishtinë | 01 Shk 2023 | 13:57 | Nga Afrim Kasolli

Asgjë e rastësishme me vlerën monetare te koeficientit te caktuar nga qeveria. Kjo mendësi politike nuk mund të veprojë ndryshe.

Kushdo që e ka lexuar veprën “Ferma e Kafshëve” të George Orwell-it, e sheh se si derrat para se ta marrin pushtetin si i joshin kafshët e tjera me idenë e barazisë. Me këtë premtim ata e nxitin revoltën e tyre. Por në fund derrat në vend të barazisë së proklamuar përfundojnë në krijimin e atij rendi ku qellim primar e kanë si t’i ruajnë privilegjet për vete.

Kjo është logjika e “klasës së re” të cilën e ka analizuar Milovan Djilas në librin e tij “The New Class”, ku ky teoricien dëshmon se si ata që morën pushtetin me shpresën për t’i rrënuar të gjitha dallimet parapake klasore, në fund u etabluan në maje të pushtetit, si klasë e veçantë për vete mbi varfërinë e përgjithshme.

Mirë se erdhët në rendin e klasës së pushtetarëve të Albin Kurtit!

Koeficienti i pagave e mundëson këtë klasë të re të pushtetit, mbartës të të cilës janë Vjosa, Albini dhe Glauku.

Prandaj, këta sot janë fytyra e padrejtësisë sociale dhe ekonomike në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme