Mirëmbajtja e hapësirave publike – mungojnë kapacitet njerëzore e makineria, kërkohet angazhim institucional

Prishtinë | 12 Gus 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Bienales Manifesta, UN-Habitat Kosova, financuar nga Ambasada Suedez në Kosovë, në kuadër të një serie të aktiviteteve, të premten organizoi debatin me temën “Dizajne të mira për hapësira publike – Sfida të mëdha në mirëmbajtjen e tyre”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë diskutim, u kërkua vëmendja e institucioneve qendrore dhe lokale, në mirëmbajtjen dhe krijimin e hapësirave publike.

Sfidë u tha se është mungesa e buxhetit në aspektin e mirëmbajtjes së hapësirave publike.  Gjithashtu u tha se ulja e përdorimit të makinave, ndihmon në këtë aspekt.

Drejtoresha për Parqe Publike në Komunën e Prishtinës, Donikë Çeta, tha se synim i tyre është rritja e hapësirave publike dhe gjelbërimit.

“Drejtoria për menaxhimin e Parqeve Publike, Ka synim ta rrisë edhe më shumë hapësira publike dhe për të siguruar sa më shumë hapësirë të gjelbrat për qytetarët e Prishtinës. Nëse e bëjmë ndryshimet tani, mund ti shmangim dëmet më vonë”, tha Çeta.

“Sfida më e madhe është mirëmbajtja. Duke e ditur klimën dhe mungesën e ujitjes, është problem mirëmbajtja e këtyre parqeve. Neve do të na ndihmonte bashkëpunimi me organizata duke i inkorporuar mendimet dhe mirëmbajtjen më të zhvilluar. Kemi filluar të përdorim sa më shumë bimë që i përshtatet klimës sonë dhe që kërkon më pak punë për mirëmbajtje. Këtë vit jemi duke punuar me buxhet të planifikuar por besoj se do të shtohet buxhetit, siç është edhe për mirëmbajtja”, tha tutje Çeta.

Kushtrim Gashi, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në “Hortikulturë”, tha se po përballen me mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe atyre makinerive.

“Momentalisht kemi 204 punëtorë që përfshihen punëtorë fizik, administratë, shoferë e kështu më radhë. Numri i vogël i punëtorëve, dhe mungesa e makinerive të sofistikuara, janë disa nga sfidat. Në këtë pikë jemi të kufizuar sepse nuk kemi buxhet të mjaftueshëm dhe sfidë kemi në mungesë të punëtorëve dhe makinerive”, tha Gashi, ku përmendi krasitjen e pemëve duke thënë se është goxha e vështirë për shkak të mungesës së makinerive.

Sami Stagova nga UN-Habitat, tha se ka vite që kanë filluar bashkëpunimin me institucionet qendrore dhe lokale, në fushën hapësirave publike.

Synim tha se e kanë rifunksionalizimin e hapësirave publike, por edhe në krijimin e hapësirave të reja, raporton EO.

“Në vitin 2016-17, e kemi ngritur nivelin e mbështetjes nëpër komuna, ku në vitin 2020, UN-Habitat ka ofruar mbështetje teknike ndërsa pjesën tjetër e ka kryer MAPL. Gjatë tërë kohës e kemi pasur bashkëpunimin edhe me Ministrinë e Ambientit, të cilët na kanë mbështetur”.

“Kur dalim tek hapësirat publike, gjatë planifikimit e kemi parë që nevojat e qytetarëve bazike e sociale, ne kemi thënë se është edhe një fushë më pak e eksploruar por që ka shumë nevojë, pra ka qenë hapësirat publike. Realisht në Kosovë ka pasur hapësira publike por që ne jemi detyruar t’i rifunksionalizojmë ato por edhe të krijojmë të reja”, tha ai.

Të ngjashme