Analisti politik, Ilir Mirena, ka komentuar takimet LDK-VV, të cilat po rezultojnë pa marrëveshje tash sa muaj.
Sipas Mirenës, fajtor për mos arritjen e kësaj marrëveshjeje është Vetëvendosje, të cilës i takon përgjegjësia kryesore si fituese e zgjedhjeve.
Takimet e vazhdueshme të këtyre dy subjekteve politike janë shndërruar në një gallatë nëpër rrjetet sociale ka thënë Mirena, në “Debat plus”.
“VV është fajtore, sepse fituesit i takon përgjegjësia. Ve të qeshurat që u bënë këtu në studio dhe gallatat që po bëhen nëpër rrjetet sociale, po shihet që janë shndërruar në gallatë. Për nesër shpresojë t’ia dalin pavarësisht sulmeve të vazhdushme që kanë hedhur ndaj njëra-tjetërës, e në veçanti kampanja e VV-së ndaj LDK’së. Nesër ndoshta disi do t’ia dalin t’i tejkalojnë ato”, ka thënë Mirena.
Tutje Mirena ka përmendur edhe një citat nga ana e VV’së që vazhdimisht e thonë se fitorja e VV’së është histori për Kosovën, Mirena iu kundërvihet duke thënë se kjo është një shans për VV, e jo për Kosovën.
Ai thekson se VV’ja edhe kësaj here e ka shansin
“Është moment historik për vv jo për Kosovën nëse këtë herë e hupin këtë shansë, nuk do të mund të jenë më partia e parë pas zgjedhjeve të reja”, tha ai.