Mirena: Qeveria duhet të marrë mësim nga dje, nuk duhet të sulmohet Amerika

Prishtinë | 25 Sht 2023 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Ilir Mirena, gazetar, ka thënë në Pressing se Qeveria e Kosovës duhet ta marrë mësimin e fundit nga ngjarjet që ndodhën të dielën në Veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se duhet koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Mirena ka thënë se përkundër profesionalizmit të Policisë së Kosovës, pa koordinim me KFOR’in aksioni nuk do të kishte sukses.

Për këtë, ai thotë se aleanca me aleatët perëndimorë duhet të jetë e pakontestuar.

”Mësimi më i rëndësishëm për Kosovën, Qeverinë, për qytetaret e vendit nga kjo ngjarje nga ky sulm terrorist duhet të jetë koordinimi dhe bashkëpunimi me bashkësinë ndërkombëtare duhet të jetë i pakontestueshëm. Politikanët e Kosovës duhet të heqin dorë nga frustrimet personalë që i kanë edhe me i ataku partnerët kryesorë të Kosovës, SHBA-të dhe bashkësinë evropiane. Ky duhet të jetë mësimi i fundit. Pa koordinim me KFOR’i, me bashkësinë ndërkombëtare, me gjithë profesionalizmin që e ka Policia e Kosovës aksioni nuk do të kishte sukses”, ka thënë ai.

Të ngjashme