Miriami i dedikon mesazh prekës Albanit

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 15:27 | Nga

Alban Skënderaj është këngëtari më i dashur për publikun shqiptar, dhe një gjë e tillë është vërtetuar gjatë kësaj fundjave ku këngëtari mbajti koncert në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Gjatë koncertit Albani ka performuar këngët e tij, të cilat janë kthyer në hite, duke marrë duartrokitje nga fansat e tij, të cilët janë emocionuar së tepërmi.

Por performanca e tij ka emocionuar edhe njeriun e tij të zemrës, Miriamin, e cila i ka dedikuar një status prekës në rrjetin social Instagram, transmeton tch.

Miriam ka publikuar një pjesë nga koncerti i bashkëshortit krah së cilës shkruan:

“Të them që jam krenare për ty është pak.

Të them që të dua shumë është akoma dhe më pak.

Si çdo herë, edhe kësaj radhe ti vendose një standard të ri në muzikë.

Muzika dhe shpirti yt meritojnë botën dhe besoj fort që Zoti do ndriçojë çdo hap të rrugës tënde.

Ti je pasuri shpirtërore e çdokujt që të ka në jetë.

Mua do më kesh gjithmonë pranë si energji e pashtershme deri në frymëmarrjen e fundit”.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe së bashku kanë një vajzë e cila quhet Amel.

https://www.instagram.com/p/Bf8UPFdAcq_/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_profile_upsell_test

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme